Sporti

Memphis Depay flet pas debutimit me fanellën e Barcelonës

07/24/2021 22:46
nga:Mergim Rreci

Memphis Depay luajti ndeshjen e parë me fanellën e Barcelonës në fitoren 3-1 ndaj Girona.

Holandezi falënderoi shokët e tij të skuadrës për bashkëpunimin në fushën e lojës, si dhe tha se ndjehet i lumtur për golin e shënuar, përcjell GazetaBlic Sport.

“Ndjenë e mahnitshme të luash me këtë fanellë,” tha ai për kanalet zyrtare të mediave të Barcelonës.

“Ishte e vështirë, minutat e para në ndeshje, por me të vërtetë e shijova atë. Shokët e ekipit më ndihmuan, jam i lumtur edhe për golin.Më pëlqeu shumë”, përfundoi ai.

/GazetaBlic Sport/