Sporti

Memphis Depay do të zyrtarizohet të enjten tek skuadra e re

01/18/2023 17:53
nga:Mergim Rreci

Atletico Madrid pritet të zyrtarizojë të enjten nënshkrimin e Memphis Depay.

‘Los Colchoneros’ negocioi blerjen e sulmuesit dhe arriti të ulte shtatë milionë euro fillestare në 2.5 milionë euro. Sulmuesi nuk mori pjesë më në stërvitje dhe udhëtoi për në kryeqytetin spanjoll, përcjell GazetaBlic Sport.

Reprezentuesi holandez, i cili ishte në fund të kontratës së tij me skuadrën katalanas, do të nënshkruajë për dy sezone e gjysmë për Atléticon.

Sektori sulmues i colchoneros do të formohet nga Correa, Griezmann, Morata dhe Memphis Depay. Joeo Félix u huazua te Chelsea.

/GazetaBlic Sport/