Sporti

Memphis Depay bëhet me skuadër të re, largohet nga futbolli europian

09/08/2024 20:06
nga:E K

Sulmuesi i Kombëtares së Holandës, Memphis Depay ka arritur marrëveshje me klubin e ri.

Siç raporton gazetari italian, Fabrizio Romano – Depay është pajtuar për një transferim në Brazil, te skuadra Corinthians.

Pas aventurës në Europë dhe së fundmi në Atletico Madrid, Depay vendos të luaj në një kontinent tjetër.

Futbollisti holandez pritet të nënshkruaj një kontratë dy-vjeçare me klubin nga Brazili.