Lajme

Memli Krasniqi viziton Nasim Haradinajn, pas lirimit nga Haga

12/15/2023 19:08
nga:Y I

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi së bashku me deputetë të kësaj partie ka vizituar Nasim Haradinaj i cili u lirua dje nga burgu i Hagës,

Këtë e ka bërë të ditur Krasniqi përmes një postimi në Facebook, raporton Gazeta Blic.

“U ul në odë mes burrave, kapi çiftelinë dhe ia tha këngës. Kjo ishte gjëja e parë që Nasimi bëri dje pasi u kthye nga Haga. Natyrisht, jo nga gëzimi për vetëveten, por nga malli që shokët i mbetën mbrapa – sepse vaji i burrit është kënga” shkruan Krasniqi.

Postimi i plotë: