Kandidati i PDK-së për deputet, Betim Gjoshi, ka lënduar dorën, me ç’rast i’u deshtë të bëj një ndërhyrje kirurgjike.
Këtë e bëri të ditur, kreu i PDK-së, Memli Krasniqi, pas një vizite të tij tek Gjoshi, i cili tha se fushata dhe dimri i kanë edhe këto sfidat e veta, shkruan GazetaBlic.
“Fushata dhe dimri i kanë edhe këto sfidat e veta. Fatmirësisht, Betim Gjoshi e përballoi me sukses ndërhyrjen kirurgjike, edhe pse lëndimi nuk ishte i lehtë”, shkroi Krasniqi.
Ai I uroj edhe shërim të shpejt, duke I thënë se të presim shëndosh e mirë pranë qytetarëve, të cilët të mbështesin dhe të duan si përfaqësuesin e tyre në Kuvendin e Kosovës
“Të kaluara sa më shpejt, Betim! Të presim shëndosh e mirë pranë qytetarëve, të cilët të mbështesin dhe të duan si përfaqësuesin e tyre në Kuvendin e Kosovës.”, tha ai mes të tjerash.


