Kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi, ka vizituar sot Ambasadën e Turqisë, për të nënshkruar Librin e Ngushëllimeve me rastin e tragjedisë së tërmetit që u mori jetën mijëra personave.
Ai me këtë rast u ka shprehur ngushëllime të gjitha familjeve që kanë humbur më të dashurit e tyre dhe u ka uruar shërim të shpejtë të gjithë të lënduarit
“Ngushëllimet më të thella të gjitha familjeve që kanë humbur më të dashurit e tyre dhe uroj shërim të shpejtë për të gjithë të lënduarit.
Duke shprehur solidarizimin e plotë me dhembjen dhe vështirësitë që po kalon populli turk në këtë orë të errët, uroj që sa më parë, si popull dhe si shtet të gjejnë forcën dhe të ringriten nga kjo fatkeqësi. Kosova do të qëndrojë pranë Turqisë dhe popullit mik turk”, ka shkruar Krasniqi në Facebook.


