Lajme

Memli Krasniqi uron Kadri Veselin për ditëlindje: Dielli do të lind përsëri

05/31/2024 10:41
nga:Sh R

Kreu i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi, i ka uruar ditëlindjen ish-kreut të kësaj partie dhe ish-kryeparlamentarit, Kadri Veseli.

Ai ka publikuar një foto me Veselin, derisa si mbishkrim ka lënë fjalinë se “Dielli do të lind përsëri”.

“Urime ditëlindja, Kryetar! Dielli do të lind përsëri!”, ka shkruar Krasniqi.

Kadri Veseli feston sot ditëlindjen e tij të 57-të. Ai u lind më 31 maj 1967 në Mitrovicë.