Lajme

Memli Krasniqi rezulton pozitiv me Covid-19

01/14/2022 20:09
nga:Gazeta Blic

Kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi ka rezultuar pozitiv me koronavirus, raporton Gazeta Blic.

Ai këtë e ka konfirmuar përmes një statusi në Facebook.

Njoftimi i plotë:

Te dashur miq,

Dite me pare, familjaret e mi kane rezultuar pozitiv me Covid-19. Pas ritestimit te trete, edhe une sot kam rezultuar pozitiv. Deri tash kam simptoma te lehta, njejte si Meliza dhe femijet. Diteve ne vijim do te vazhdoj izolimin dhe do te ndjek rekomandimet e IKSHPK-se.

Edhe pse e kam kaluar Covid-19 ne vjeshten e vitit 2020 dhe kam marre dy doza te vaksines me pas, ende pa kaluar 6 muaj nga vaksina e dyte, tash po perballem edhe me infektimin e dyte nga ky koronavirus.

Duke ju uruar te gjitheve shendet, ju ftoj qe te kujdeseni per veten dhe njeri-tjetrin, tash kur jemi ne valen e re te shperndarjes se variantit Omicron te Covid-19.

Memli