Lajme

Memli Krasniqi prezanton prurjet e reja në PDK

04/21/2024 13:06
nga:G C

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovë(PDK) ka prezantuar prurjet e reja në subjektin që ai drejton.

Eron Muhaxheri, master në administrim digjital të biznesit, Arlind Kuçica, i diplomuar në shkenca, i flet katër gjuhë dhe, Drin Çeku, master në ndërmarrësi dhe menaxhmet, janë tre të rinjtë për të cilët ai ka thënë se është krenar që jetojnë dhe veprojnë në mërgim.

“Eron Muhaxheri, master në administrim digjital të biznesit, i flet tri gjuhë. Arlind Kuçica, i diplomuar në shkenca, i flet katër gjuhë. Dhe, Drin Çeku, master në ndërmarrësi dhe menaxhmet, i flet pesë gjuhë.

Kanë përvoja e interesime të ndryshme – nga biznesi, financat, filozofia, marketingu digjital, inovacioni e inteligjenca artificiale, por një e kanë të përbashkët: dëshirën për të kontribuar në Kosovë!

Këta tre djemë janë ndër anëtarët më të rinj të Partisë Demokratike të Kosovës në mërgatë, të cilët, bashkë me Kryetarin e Degës tonë në Zvicër, Ragip Xhakën, i mirëpritëm në selinë qendrore të PDK-së.

Drini, Arlindi dhe Eroni janë shembuj të suksesit dhe progresit të gjeneratës së re të mërgimtarëve tanë nëpër të gjithë botën – e që megjithatë jetojnë me mall e dashuri për Kosovën.

PDK u ka krijuar hapësirën, e të rinjë e të reja si këta, po i bashkohen çdo ditë platformës tonë politike, që përgatitjen dhe shkathtësitë e tyre t’i vënë në shërbim të atdheut tonë të përbashkët: Kosovës!”, ka shkruar Krasniqi në Facebook.

Krasniqi është shprehur i lumtur dhe krenar.