Lajme

Memli Krasniqi prezanton kandidatin e PDK-së për kryetar të Kamenicës

08/08/2021 16:48
nga:M K

Kreu i PDK-së, Memli Kransiqi, sot ka qëndruar në komunën e Kamenicës.

Ai përmes një statusi në Facebook ka prezantuar kandidatin e PDK-së për kryetar të kësaj komune.

Krasniqi ka thënë se Muhamet Kallaba është kandidati më i përgatitur për ta udhëhequr Kamenicën drejt zhvillimit e transformimit.

Postimi i plotë i Krasniqit:

Kënaqësi e jashtëzakonshme që këtë vikend ta kalojë në Kamenicë, bashkë me kandidatin e PDK-së për kryetar të ardhshëm, Muhamet Kallaba dhe me kolegët e Degës.

Muhamet Kallaba është kandidati më i përgatitur për ta udhëhequr Kamenicën drejt zhvillimit e transformimit.

Kamenica ka potencial të jashtëzakonshëm intelektual, ka diasporën e madhe dhe reliev të mrekullueshëm që janë mundësi e mirë për t’u organizuar drejt zhvillimit ekonomik.

Prandaj, më 17 tetor, Muhamet Kallaba me mbështetjen e të gjithë qytetarëve të Komunës së Kamenicës pa dallim, do të nisë një etapë të re të zhvillimit të kësaj komune.