Lajme

Memli Krasniqi priti shefat e shtabeve- PDK drejt fitores së re në zgjedhjet lokale të 12 tetorit!

09/05/2025 19:47
nga:Y I

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi, ka pritur sot në takim shefat e shtabeve zgjedhore të të gjitha degëve të PDK-së në Kosovë, me fokus përgatitjet për zgjedhjet lokale që do të mbahen më 12 tetor.

Në këtë takim u theksua rëndësia e mobilizimit të plotë të strukturave të partisë në çdo komunë, si dhe gatishmëria për të garantuar një fushatë dinjitoze dhe fituese.

“PDK ka dëshmuar se kudo që qeveris, sjell ndryshim të prekshëm dhe rezultate konkrete për qytetarët. Më 12 tetor, ne do të mbrojmë fitoret tona dhe do të zgjerojmë fitoren edhe në komuna të tjera, duke e bërë modelin tonë të qeverisjes një standard në mbarë Kosovën”, u shpreh Krasniqi raporton “Gazeta Blic”.

Takimi u mbyll me zotimin e të gjithë drejtuesve të shtabeve se PDK do të hyjë e bashkuar dhe e vendosur në këto zgjedhje, me synimin për t’ua sjellë qytetarëve kudo në Kosovë qeverisjen.

Njoftimi i plotë: