Lajme

Memli Krasniqi pret ambasadorin gjerman: Diskutuam për hapat rreth tejkalimit të bllokadës politike

07/08/2025 16:55
nga:Genita C

Kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi, ka pritur sot në selinë e partisë ambasadorin e Gjermanisë në Kosovë, Jorn Rohde, raporton GazetaBlic.

Në takim u diskutua për zhvillimet e fundit politike dhe qëndrimet e PDK-së lidhur me tejkalimin e bllokadës politike, në përputhje me aktgjykimin e Gjykatës Kushtetuese.

Krasniqi falënderoi ambasadorin për mbështetjen ndaj Kosovës dhe angazhimin e tij në mbrojtje të demokracisë dhe funksionalitetit institucional.

Postimi i plotë:

Sot prita në selinë e Partisë Demokratike të Kosovës ambasadorin e Gjermanisë në Kosovë, Jorn Rohde.

Diskutuam për zhvillimet më të fundit politike, qëndrimet e PDK-së dhe rrugën e domosdoshme përpara për tejkalimin e bllokadës politike, në përputhje me aktgjykimin e fundit të Gjykatës Kushtetuese.

E falënderova ambasadorin për mbështetjen e vazhdueshme ndaj Kosovës dhe për zërin e tij të qartë në mbrojtje të demokracisë dhe funksionalitetit institucional.🇽🇰🤝🇩🇪