Lajme

Memli Krasniqi pesëfishon votat nga viti 2021, ja sa ka marrë tani

02/20/2025 09:27
nga:G B

Kandidati për deputet nga PDK, Memli Krasniqi, ka fituar shumë më shumë vota krahasuar me zgjedhjet e kaluara të vitit 2021, raporton Gazeta Blic.

Në atë kohë ai kishte marrë 15,912 vota, ndërsa deri tani nga votat e numëruara ka gjithsej 80 mijë e 415 vota.

Një rritje enorme për Krasniqi, i cili ka pesëfishuar numrin e votave./Gazeta Blic/