Kryetari i Partisë Demokatike të Kosovës, Memli Krasniqi ka përkujtuar dy dëshmorët, Rexhep Mala dhe Nuhi Berisha.
Ai përmes një postimi në Facebook ka thënë se Guximi i një njeriu, është liria e një tjetri dhe se duhet të jemi të lumtur që personalitete të tilla jetuan në mesin tonë.
Postimi i tij i plotë:
Guximi i një njeriu, është liria e një tjetri. Prandaj, për shumë personalitete tona kombëtare, para se gjthash, duhet të jemi të lumtur që ata jetuan në mesin tonë.
Të tillë janë veprimtarët e lëvizjes kombëtare, Rexhep Mala e Nuhi Berisha, të cilët, sot, në 39 vjetorin e rënies së tyre heroike, i kujtojmë me respekt dhe krenari.
Përjetësisht mirënjohës sakrificës së dëshmorëve tanë, atyre që përfaqësojnë më së miri vlerat më sublime të vendit tonë dhe të cilët me guximin e tyre kanë sjellë lirinë që gëzojmë sot. Lavdi


