Lajme

Memli Krasniqi pas vdekjes së babait të Kadri Veselit: Lamtumirë, Baca Fazli!

07/07/2021 10:19
nga:M K

Ka ndërruar jetë në orët e para të ditës, babai i Kadri Veselit.

LAJMI I FUNDIT: Vdes babai i Kadri Veselit

Pas lajmit, kanë reaguar krerë të institucioneve, ndërsa nuk mungoi as ai i kreut të ri të PDK-së, Memli Krasniqi.

Krasniqi përmes një postimi në rrjetin social “Facebook”, ka shkruar: “Lamtumirë, Baca Fazli”.

Më poshtë edhe postimi i plotë.

Lamtumirë, Baca Fazli!
Me dhimbje të thellë morëm lajmin për vdekjen e Fazli Veselit, babait të kryetarit Kadri Veseli.
Baca Fazli ishte një burrë që gjatë gati një shekulli jetë, secilën ditë ia kushtoi Kosovës.
Si baba, ai rriti dhe edukoi të gjithë fëmijët e tij në frymën atdhetare.
Si shqiptar, sakrifikoi dhe dha gjithçka nga vetja për lirinë e vendit tonë.
Prandaj, sot, mendjet dhe zemrat tona janë pranë kryetarit Veseli në Hagë dhe familjes Veseli në Mitrovicë.
Në emrin tim dhe të Partisë Demokratike të Kosovës, ngushëllimet më të thella.
Pusho i qetë, Baca Fazli!

/GazetaBlic/