Lajme

Memli Krasniqi: Pa Thaçin dhe Veselin nuk do të kishte shtet të Kosovës!

07/03/2021 13:37
nga:Y I

Kandidati për kryetarë të PDK-së, Memli Krasniqi, ka prezantuar platformën e tij para delegatëve të Konventës së dhjetë të PDK-së.

Krasniqi ka vlerësuar lart dy ish-udhëheqësit e PDK-së, Hashim Thaçin dhe Kadri Veselin .

“Në mbi dy dekada aktivitet politik të PDK-së, kurrë nuk kemi qenë më të goditur politikisht se sot.Ish Kryetari ynë, Presidenti Hashim Thaçi, një njeri që ka shënuar epokë historike, me të cilin kemi rrugëtuar dhe jemi krenuar, si dhe Kryetari ynë Kadri Veseli, një njeri që e ka mbajtur atë epokë si mision, me të cilin kemi qëndruar e jemi përpjekur bashkë, sot padrejtësisht po përballen me një proces gjyqësor mbi pretendime të pabaza” tha Krasniqi.

Ai tutje theskoi se pa këta dy liderë nuk do të kishte shtet të Kosovës.

“Sepse, le të thotë kush çka të dojë, por pa këta liderë, nuk do të kishte shtet të Kosovës, as në kohën kur kemi dashur ta kemi, as si kemi dashur ta kemi, e as si duam ta kemi në të ardhmen” tha ai raporton Gazeta Blic.

Memli Krasniqi para delegatëve: PDK-ja është shtëpia e çlirimtarëve, do të bëj gjithçka që të kthehemi adresa e parë politike në Kosovë