Lajme

Memli Krasniqi: Nesër është dita e PDK-së, kandidatët tonë e dëshmojnë se lidershipi është shërbim, jo privilegj

11/08/2025 19:41
nga:Sh R

Kryetar i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Memli Krasniqi ka thënë se kandidatët e kësaj partie që janë në balotazh për kryetarë komunash më 9 nëntor, janë “njerëz që dëshmojnë çdo ditë se lidershipi është shërbim e jo privilegj”.

PDK-ja të dielën garon në Prizren, Mitrovicë, Vushtrri, Kaçanik, Klinë e Dragash.

 

“Nesër është dita jonë. Dita e PDK-së. Dita kur çdo qytetar, me votën e tij, do të përcaktojë fitoren tonë – si fitore për qytetin e tij”, ka shkruar ai në Facebook.

“Këto 24 orë janë gjithçka që kemi. Dhe çdo votë është një hap më afër fitores. Sepse kur t’i mbledhim të gjitha bashkë, do ta bëjmë dallimin dhe ndryshimin që kemi nevojë për katër vitet e ardhshme”.

 

Postimi i plotë: