Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi, ka ndarë një pamje më të thellë të jetës së tij private, duke rrëfyer detaje të cilat rrallë herë janë thënë nga vet ai.
Në një intervistë ekskluzive për GazetaBlic, ai ka folur për momentet më të veçanta të jetës së tij, përfshirë takimin me bashkëshorten, Melizën, me të cilën ka krijuar një familje të lumtur dhe kanë tashmë tre fëmijë.
“Melizën e kam takuar në shkollë të mesme, kemi qenë dytë në gjeneratë, dytë kemi qenë nxënës të shkollës “Xhevdet Doda” në Prishtinë. Më ka pëlqyer kur e kam parë, kështu si një ndër bashkë moshatarëve të mija në gjeneratën time. Kam qenë në vit të parë, e kam takuar në fund të vitit të parë të shkollës së mesme dhe prej atëherë pastaj kemi qenë bashkë deri sot e tutje”, u shpreh Krasniqi.
E, Krasniqi thotë se dinamika e punëve, karakteri i vokacionit, i profesionit, e politikës që merret me vite të tëra janë shkaktarët kryesor që e pengojnë atë për të kaluar kohë me familjen, pavarsishtë dëshirës e nevojës.
“Fatkeqësisht jo sa kam dëshirë dhe jo sa kam nevojë sepse dinamika e punëve, karakteri i vokacionit, i profesionit, i punës që merrna që shumë vite, politikës, jetës publike është i tillë që nuk ka orar, nuk ka një parashikueshmëri të saktë të ditës dhe kjo ka qenë njëfarë penalizimi personalisht për mua, sepse nëse ka një gjë që më ka mbet marak gjithë këto vite është se nuk kam pas mjaftueshëm kohë për familjen e as për fëmijet e as për Melizën, por në anën tjetër më vjen mirë që e kam pasë mirëkuptimin e tyre dhe mbështetjen e tyre për me i vazhduar punët. Kështu që nëse ka diçka që e kam ndjerë si mungesë ka qenë koha për familjen time”, tha ai.
Gjatë atyre orëve sa jeni bashkë me gruan dhe fëmijët, si qëndron Memli me punët e shtëpisë, a jeni i mirë në gatim, sa i ndihmoni Melizës?
Krasniqi përgjigjet “Jo, shumë e them me keqardhje, por jo shumë, kam pasë fatin me qenë pak i llastuar në atë pjesë kur kam qenë, kur kame tur me familjen , nëna më ka këqyr shumë, gruja më ka këqyr shumë dhe nuk kam pasë shumë kohë e hapësir. Nuk jam krejt i paaftë në kuzhinë, por fakti është që nuk kam shumë hapësrë dhe shumë kohë ose mundësi, ose raste me I tregu aftësitë e mija”, theksoi Krasniqi.
Por, tre fëmijët e tij a kanë synime që të ndjekin hapat e të atit, Krasniqi shprehet I bindur se pavarsisht rrugës që marrin qoftë në studime apo profesion kanë me qenë të sukseshëm.
“Nuk kisha me thënë ndoshta është herët, Bora tash e ka kry klasën e dhjetë, Mali dhe Vera janë të vegjël, unë mendoj që është herët që me define se çka do të jenë, unë për vete nuk e kam ditë gjithmonë se me çka do të merrem ose çka do të studiojë, por për mua çka është e rëndësishme se anë nxënës të shkëlqyeshëm, janë nxënës të mirë, i kushtojnë kohë mësimeve dhe besoj se cilido që të jetë vendimi i tyre për me i vazhdu studimet dhe profesionin jam kështu goxha i bindur që kanë me qenë të sukseshëm”, përfundoi ai.