Lajme

Memli Krasniqi në vizitë zyrtare në Paris e Bruksel, diskutime për situatën aktuale në Kosovë

07/12/2023 14:15
nga:N M

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës Memli Krasniqi, nesër dhe pasnesër do të qëndroj në Paris dhe Bruksel, ku në dy kryeqendrat evropiane do të takoj shumë miq, aleatë dhe zyrtarë të lartë evropian për të diskutuar në lidhje me situatën aktuale në Kosovë.

Njoftimin e ka bërë Krasniqi në faqen e tij në “Facebook”.

“Rrugëtimi i Kosovës, historikisht, nuk do të ishte kaq i suksesshëm pa mbështetjen dhe koordinimin me aleatët tanë.
Prandaj, angazhimi i Kryetarit Krasniqi për të ruajtur dhe kultivuar këto raporte, në shërbim të së ardhmes së sigurt të vendit tonë, është i përditshëm dhe i pandalshëm”. ka shkruar ai.