Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi bashkë me djalin e tij Malin ka udhëtuar sot drejt Shqipërisë ku në Tiranë ka bërë homazhe tek shtatorja e komandantit legjendar Adem Jashari.
“Në Tiranë, me Malin, më së pari u ndalëm për të bërë homazhe te shtatorja e Komandantit Legjendar Adem Jashari, heroit tonë kombëtar, i cili është mishërim i gjithë historisë më të lavdishme shqiptare”, shkroi Krasniqi.
“Vlerat e atdhedashurisë, trimërisë dhe flijimit për liri, vijnë nga brezat e shkuar dhe shkrihen në personalitetin e tij – që përjetësisht do të mbetet i veçuar ne piedestalin e të parëve të kombit”.


