Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi, është takuar me kryetarët e degëve të partisë, për t’u mobilizuar për zgjedhjet lokale, të 17 tetorit, raporton Gazeta Blic.
Krasniqi thotë se do t’u ofrojnë qytetarëve të secilës komunë qeverisjen që ata e meritojnë.
Shkrimi i plotë:
Me Kryetarët e Degëve të PDK-së, për t’u organizuar sa më mirë për zgjedhjet lokale të 17 tetorit dhe për t’ua ofruar qytetarëve të secilës komunë qeverisjen që ata e meritojnë. Për këtë, PDK është unike, e hapur dhe plot energji.


