Lajme

Memli Krasniqi merr dozën e dytë të vaksinës, u bën thirrje qytetarëve që të vaksinohen

08/09/2021 18:57
nga:M K

Kreu i PDK-së, Memli Krasniqi, sot ka marrë dozën e dytë të vaksinën anti-COVID.

Ai përmes një postimi në Facebook ka thënë se vaksina është mbrojtja më e mirë nga koronavirusi.

Krasniqi i ka bërë thirrje qytetarëve të vaksinohen.

“Vaksina është mbrojtja më e mirë nga Covid 19. Duke u vaksinuar mbrojmë shëndetin e njëri-tjetrit dhe evitojmë një mbyllje tjetër të vendit që do të ishte fatale për ekonominë tonë. Sot e mora edhe dozën e dytë të vaksinës. Ftoj secilin qytetarë që të vaksinohet”, ka shkruar Krasniqi.