Zgjedhjet Lokale

Memli Krasniqi: Mehmet Ballazhi do ta shndërrojë Hanin e Elezit në komunë të zhvilluar dhe zonë ekonomike

10/15/2021 17:38
nga:Y I

Kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi ka qëndruar sot në Han të Elezit, ku tha se ndryshimi që po vjen në këtë komunë, do t’iu sjellë qytetarëve një zhvillim me dinamikë të re që krijon mundësi të reja e perspektivë për edukim dhe punësim.

Në një postim në Facebook, Krasniqi thekson se Hani i Elezit nuk mund të mbesë edhe më tej vendkalim, por duhet të shndërrohet në vendqëndrim dhe zonë ekonomike.

“Me programin e Partisë Demokratike të Kosovës dhe me vendosmërinë e kryetarit në ardhje, Mehmet Ballazhi, për qeverisje progresive në Han të Elezit, kjo komunë në katër vitet e ardhshme do të përjetoj zhvillim të hovshëm, si asnjëherë më parë. Ky vizion i yni do të jetësohet me 17 tetor, kur qytetarët e Hanit të Elezit do të bëhen bashkë për ta votuar numrin 177, për kryetarin Mehmet Ballazhi.”, shkruan ai.