Lajme

Memli Krasniqi me telegram ngushëllimi për familjen e ish-kreut t BIK-ut që vdiq sot, Rexhep Boja

09/14/2021 14:59
nga:M K

Ish-kreu i BIK-ut, Rexhep Boja ndërroi jetë pas një sulmi në zemër të pësuar ditë më parë.

Lidhur me këtë, kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi, i ka dërguar telegram ngushëllimi familjes së të ndjerit, përcjell GazetaBlic.

Më poshtë edhe postimi i plotë.

Kosova sot humbi një intelektual e patriot, ish-Myftiun e Bashkësisë Islame të Kosovës, Rexhep Bojën, i cili për shumë vjet punoi për lirinë e vendit, promovoi dijen, mirësinë e besimin për popullin tonë.
Rexhep Bojën do ta kujtojmë përherë edhe për kontributin e pakursyer në shtetndërtim duke qenë ambasador i Republikës së Kosovës në Arabinë Saudite, nga ku afirmoi shtetin tonë në botën arabe, ku krijoi ura të reja komunikimi e mundësi bashkëpunimi.
Ngushëllimet më të sinqerta për familjen, miqtë dhe bashkëpunëtorët e Rexhep Bojës, si dhe për Bashkësinë Islame të Kosovës.

/GazetaBlic/