Deputeti nga Lëvizja Vetvendosje, Burim Meta, në një prononcim për Gazeta Blic, i reagoi kryetarit të Partisë Demokratike, Memli Krasniqi, pasi tha që Kurti po heziton të shkojë në zgjedhje pasi që e dinë që nuk mund ta merrë përqindjen që ka pasur.
Deputeti Meta ka thënë që është e vërtetë që Kurti nuk mund ta marrë përqindjen si në zgjedhjet e kaluara, por do e ketë shumë më shumë se që e kishte.
Tutje ai thotë se Memli Krasniqi më së paku e ka njëmend shkuarjen në zgjedhje pasi që edhe ai e di që më nuk do të jetë partia e dyte.
“Po, është e vërtetë që Kryeministri Kurti nuk mund ta marr përqindjen si në zgjedhjet e kaluara, por e merrr më shumë, shumë më shumë se në zgjedhjet e kaluara, keshtuqë e mendoj që Z. Krasniqi më së paku e ka njëmend shkuarjen në zgjedhje, për shkak se edhe ai e di mire që më nuk do të jetë partia e dytë”, tha Meta për Gazeta Blic.
Meta thotë se edhe nëse shkojmë nesër eventualisht në zgjedhje, Kryeministri Kurti do të kalonte 60%.
“Por më larg, ndërsa mendoj që po nesër ditë e diele shkojmë eventualisht në zgjedhje, Kryeministri Kurti do të kalonte 60%”, tha Meta për Gazeta Blic.


