Kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi, tha se me qindra veteranë të UÇK-së, invalidë të luftës e familjarë të dëshmorëve, “sonte dëshmuan se historia jonë e lavdishme rreh fuqishëm në zemrën e çdo shqiptari që e do Kosovën #MaMirë”.
Krasniqi thotë se “me PDK-në në qeverisje dhe Bedri Hamzën kryeministër, respekti dhe dinjiteti për kategorinë tonë më të lavdishme do të jenë gjithmonë prioritet”.
“Mirënjohje e përjetshme për heronjtë tanë të lirisë”, është shprehur ia.
Postimi i plotë:
UÇK
Madhështore! Emocionuese! Elektrizuese!
Me qindra veteranë të UÇK-së, invalidë të luftës e familjarë të dëshmorëve, sonte dëshmuan se historia jonë e lavdishme rreh fuqishëm në zemrën e çdo shqiptari që e do Kosovën #MaMirë.
Mirënjohje e përjetshme për heronjtë tanë të lirisë!
Me PDK-në në qeverisje dhe Bedri Hamzën kryeministër, respekti dhe dinjiteti për kategorinë tonë më të lavdishme do të jenë gjithmonë prioritet!
#PDK131 #UÇK #MaMirë