Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi, ka qëndruar gjatë ditës në Jashanicë dhe Gllarevë të Klinës, ku thotë se aty ka parë entuziazëm të jashtëzakonshëm për t’i dhënë fund keqqeverisjes në këtë komunë, ku gjithçka ka stagnuar prej kohës kur nuk ka qeverisur PDK.
Krasniqi shton se me 17 tetor qytetarët e Klinës, të bashkuar e pa dallime partiake, do të votojnë për ndryshimin e madh, i cili i kthehet Klinës me Partinë Demokratike dhe kryetarin Esat Raci.
Shkrimi i plotë:
Në Jashanicë e Gllarevë pashë entuziazëm të jashtëzakonshëm të qytetarëve të Klinës për t’i dhënë fund keqqeverisjes në këtë komunë, ku gjithçka ka stagnuar prej kohës kur nuk ka qeverisur PDK.
Mbështetja për Esat Racin dhe PDK-në do të thotë perspektivë e zhvillim për Klinën.
Më 17 tetor qytetarët e Klinës, të bashkuar e pa dallime partiake, do të votojnë për ndryshimin e madh, i cili i kthehet Klinës me Partinë Demokratike dhe kryetarin Esat Raci.
#PDK177