Kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi, ka përkujtuar ish-policin Enver Zymberi në 10-vjetorin e vdekjes së tij.
Ai ka thënë se Zymberi së bashku me kolegët e tij iu përgjigjën me nder e krenari thirrjes së shtetit për të mbrojtur sovranitetin.
“Enveri ra heroikisht në krye të detyrës, duke u bërë hero i Kosovës së pavarur”, ka shkruar Krasniqi.
Kujtojmë se ish-polici Enver Zymberi ishte vrarë nga një plumb që kishte ardhur nga veriu i Mitrovicës, përderisa Policia e Kosovës ishte duke zhvilluar një aksion në atë pjesë të vendit.


