Lajme

Memli Krasniqi, Hekuran Muratit: Dje ke shkelë ligjin, I le pa bukë të gojës mësimdhënësit

10/07/2022 14:00
nga:N M

Kryetari i PDK-së Memli Krasniqi ka thënë në Kuvend se është e paprauneshme vendimi i Qeverisë për mosezekutimin e pagave për grevistët në arsim, raporton Gazeta Blic.

Fjalimin e tij ai ka nisur me një kronikë televizive për një çiftë bashkëshortor të cilët punojnë në arsim, e të cilëvë nuk iu kanë dal pagat për muajin shtator.

Ai ka thënë se pamje më të tmershme në televizionet e vendit nuk ka parë, por ka thënë më pas se pas asaj kornike ishte një tjetër për Hekuran Muratin për të cilin Krasniqi ka thënë se qeshte “duke thënë se s`ka para për ata që nuk punojnë”.

“S`po mudn ta kuptoj pse ky idhnim i kryeministrit dhe ministrit me mësuesit tanë pse kjo qasje e tillë me këtë kategori shumë të respektuar të shqoërisë sonë. I keni lënë pa bukë, i keni lënë pa paguar kredin e gjëra të tjera:, tha ai.

Sipas tij Hekuran Murati qysh dje ka bërë shkelje ligjore.

“Murati e ka shkel dje ligjin e ka kallëzimin penale.. pagat do ët dalin, fundi do të vijë ashtu qysh duhet por ky shantazh që po ju bëhet mësimdhënësve s`do të harrohet. A ka more ministër këtu që se ka shkel ligjin, Qe ku ëhstë minsitrja e arsimti që e ka shkel Kushtetutën. Lexojeni more nenet 13 dhe 18, tek e fundit mësidhënësit nuk janë të unësuar ngaqeveria por nga komunat. Po kqyrini me uzurpu edhe nivelin lokal”, ka thënë ai ndër të tjera.

S`tërhiqet Qeveria, Hekuran Murati: Nuk mund të paguhet dikush pa punuar