Lajme

Memli Krasniqi “godet” fort Kurtin: “Veterani” i rrejshëm Albini, tregoi fytyrën e vërtetë karshi luftëtarëve të lirisë

06/06/2022 14:25
nga:N M

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës Memli Krasniqi ka reaguar pas protestës së veteranëve të UÇK-së dhe zhvillimeve të fundit që ndodhën sot në Kuvendin e Kosovës, raporton Gazeta Blic.

Sipas tij, ngjarjet që ndodhen në Kuvend dhe trajtimin i padinjitetshëm i veteranëve të UÇK nga pushteti i Albin Kurtit, ishin pamje që asnjë qytetar i Kosovës nuk do të donte e as nuk do të duhej t’i përjetonte.

Reagimi i plotë:

Pushteti i Vetëvendosjes i udhëhequr nga “veterani” i rrejshëm Albin Kurti, sot tregoi fytyrën e vërtetë me përbuzjen publike që u bëri luftëtarëve të lirisë.
Ngjarjet e sotme në Kuvendin e Kosovës dhe trajtimi i padinjiteshëm i veteranëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës nga pushteti i Albin Kurtit, ishin pamje që asnjë qytetar i Kosovës nuk do të donte e as nuk do të duhej t’i përjetonte.
Kjo fyerje e ky diskriminim ndaj veteranëve të vërtetë, edhe përmes iniciativa ligjore, ku kryeministri i Kosovës i trajton luftëtarët e lirisë – kategorinë më meritore për lirinë tonë – si qytetarë të rendit të dytë, është i papranueshëm dhe i pafalshëm.
Albin Kurti dhe shërbëtorët e tij të verbër duhet ta dijnë që mbi guximin dhe sakrificën e këtyre veteranëve, ne kemi ndërtuar shtet e institucione, në të cilat ata sot janë strukur e po orkestrojnë politika diskriminuese ndaj tyre.
Partia Demokratike e Kosovës, si lidere e opozitës, me çdo mjet demokratik do të mbështesë të drejtat e veteranëve dhe nuk do të lejojë përbuzjen e çlirimtarëve tanë në këtë mënyrë.

Xhavit Jashari: Ne dyshojmë se Kurti po bënë përpjekje ta kthejë Serbinë në Kosovë