Lajme

Memli Krasniqi: “Distria Krasniqi sportistja më dominuese në xhudo”

01/28/2022 21:01
nga:E K

Distria Krasniqi i ka siguruar Kosovës, medaljen e artë në Grand Prix Almada që u zhvillua në Portugali.

Krasniqi ka mposhtur në finale kroaten, Ana Puljiz Viktoria, shkruan GazetaBlic Sport.

Pas kësaj arritje kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi ka reaguar pas suksesit të Distria Krasniqit.

Ai përmes Facebook e ka quajtur Krasniqin si sportisten më dominuese në xhudo.

“Distria Krasniqi, absolutisht sportistja më dominuese në xhudo, ia shtoi koleksionit të artë të saj edhe një medalje. Këtë herë, në Portugali, Distria nuk njohu kundërshtare, duke ngritur edhe një herë më së larti flamurin e Kosovës. Të lumtë, kampione!”, ka shkruar Memli Krasniqi në Facebook.

/GazetaBlic Sport/