Lajme

Memli Krasniqi dhe Uran Ismaili vizitojnë Thaçin e Veselin në Hagë: I gjetëm ballëlartë, me Kosovën në zemër

11/18/2023 11:23
nga:Sh R

Kreu i PDK-së, Memli Krasniqi bashkë me Uran Ismailin kanë vizituar ish-presidentin Hashim Thaçi dhe ish-kryetarin e Kuvendit, Kadri Veselin.

Krasniqi ka shkruar se dyert e hekurta e muret e larta të Hagës çdo ditë e më shumë po e humbasin betejën në përballje me zemrat, besimin dhe kurajën e ish-krerëve të UÇK-së.

Kryetari i PDK-së ka thënë se Thaçi e Veseli ishin ballëlartë si gjithmonë, me Kosovën në zemër.

Postimi i plotë: