Lajme

Memli Krasniqi: Bedri Hamza s’është politikan i zakonshëm, është një njeri me vlera e integritet të pakrahasueshëm

02/08/2025 17:50
nga:Y I

Kreu i PDK-së, Memli Krasniqi, në fjalën e tij në fushatën përmbyllëse të PDK-së, ka bërë thirrje tek qytetarët që ta votojnë Bedri Hamzën për kryeministër dhe për Partinë Demokratike të Kosovës.

Ai ka thënë se Hamza s’është politikan i zakonshëm dhe se është një njeri me vlera e integritet të pakrahasueshëm.

“Bedriu s’është politikan i zakonshëm. Është politikan me integritet të pakrahasueshëm. Bedri Hamza gjithmonë thotë më pak e bën më shumë. Bedri Hamza gjithmonë e mbanë fjalën. Bedriu e ka bërë edhe PDK-në më të mirë. Bëmë fushatë pozitive, s’përhapëm përçarje e nuk akuzuam për mungesë patriotizmi”, ka thënë Krasniqi.