Sporti

Memaj: Stili i lojës së Kosovës me ngjasonte me atë të Liverpool-it të Jurgen Klopp

03/27/2024 19:37
nga:N K

Një fillim i ri, me avaze të vjetra. Kështu mund të cilësohet starti i trajnerit, Franco Foda me kombëtaren e Kosovës.

Një fitore, një humbje, pak shkëndija, lojë e bukur me raste, por ende jo bindje e plote. Nuk është momenti të gjykohet trajneri, sepse është shumë herët, por ka disa kritika që s’mund të menjanohen e që padyshim duhet të përmirësohen urgjentisht.

Futbollisti i njohur kosovar, Blendi Memaj megjithate mendon se loja e Kosoves ishte e bukur dhe mund te krahasohet me atë të Liverpoolit te Jurgen Klopp ne disa aspekte.

“Dy teste të ndryshme, ndaj Hungarisë, Kosova kishte një qasje komplet tjetër, me presing të lartë, kishim disa shanse të mira në pjesën e parë, ajo që më binte në sy ishte stili tashmë i famshëm i trajnerit Jurgen Klopp, më ngjasonte Kosova me stilin e lojës së Liverpoolit – ku tentonte ta rrëmbente topin në fazën e parë të kundërshtarit dhe ta denojë, por Hungaria tregoi pjekuri dhe maturi në lojë”.

Ja intervista e tij e plotë: