Sporti

Melos Bajrami transferohet në Maqedoninë e Veriut tek Makedonija GP

06/15/2023 14:16
nga:Mergim Rreci

Futbollisti kosovar, Melos Bajrami është larguar nga klubi i Shkupit pas përfundimit të edicionit.

‘GazetaBlic Sport’ mëson se ai tashmë është bërë me skuadër të re, atje ku do të transferohet tek skuadra e Makedonija GP.

Makedonija GP është fituese e Kupës së Maqedonisë së Veriut dhe në edicionin që po vjen do të luajë në Evropë.

Bajrami kishte 14 paraqitje dhe 1 gol të realizuar në sezonin që shkoi.

/GazetaBlic Sport/