Lajme

Meloni pranon ftesën e Ramës, vjen me traget në Vlorë

08/14/2023 15:31
nga:G B

Kryeministrja italiane Giorgia Meloni pritet të mbërrijë në portin e Vlorës në orën 17:00, e kësaj të hëne.

Emri i kryeministres italiane është në listën e pasagjerëve të tragetit Brindisi-Vlorë.

Giorgia Meloni u nis për në Shqipëri ditën e sotme (14 gusht) nga qyteti i Puglia.

Kryeministrja e Italisë është ftuar për të vizituar qytetin bregdetar nga kreu i qeverisë Edi Rama.

Takimi mes dy liderëve mësohet se është jo zyrtar, ndërsa nuk ka pasur deklaratë publike as nga kryeministri Rama dhe as nga homologia e tij Giorgia Meloni.

Kryeministrja Meloni do të qëndrojë për disa ditë pushime në qytetin bregdetar.