Lajme

Meliza Haradinaj angazhohet në Presidencë si eksperte e jashtme

04/29/2025 19:23
nga:Genita C

Meliza Haradianaj që ka shërbyer si ministre e Punëve të Jashtme gjatë Qeverisë Haradinaj, që viteve të fundit ka frekuentuar në studio televizive si analiste është punësuar nga Presidentja Vjosa Osmani.

Ajo tash do të jetë eksperte e Jashtme për Çështje Evropiane e Presidencës.

Lajmin për Gazetën Blic e ka konfirmuar Bekim Kupina, zëdhënës për media në presidencë.

“Ajo është e angazhuar si eksperte e jashtme për çështje evropiane dhe jo këshilltare e presidentes”, ka thënë Kupina.