Melisa e ka kritikuar sot Atdheun në Big Brother Vip Kosova, derisa ishte duke i pastruar enët.
Këngëtarja, banore e Big Brother Vip Kosova, i ka thënë Atdheut se ai ka sjellje ndryshe ndaj saj kur janë vetëm dhe ndryshe kur kanë banorë të tjerë përreth.
“Ndryshe je kur je vetëm, ndryshe je kur je me njerëz tjerë”, ka thënë Melisa.
Derisa, Atdheu i tha se e ka shumë gabim për këtë.
Ndryshe, formatin televiziv Big Brother VIP Kosova mund ta ndiqni në platformat: ArtMotion, Kujtesa dhe NimiTV.


