Showtime

Melinda Ademi e pranon, thotë se është dashuruar

05/20/2024 11:34
nga:N K

Reperja shqiptare, Melinda Ademi, ka ndarë copëza për jetën e saj private.

Në një intervistë për “The Elite way”, ajo ka pranuar për herë të parë se është në një marrëdhënie.

Ajo ka vendosur që partnerin e saj ta mbajë sekret.

“Jam e dashuruar. Nuk po ju tregoj me kë. Jam në lidhje. Jam shumë e lumtur. Nuk mund të gënjej”, u shpreh ajo.