Showtime

Melinda Ademi befason me paraqitjen e ekspozuar derisa publikon fotografi të tjera nga festa e ditëlindjes

11/21/2021 17:19
nga:Gazeta Blic

Ajo gjatë këtyre ditëve ka qenë një nga emrat më të lakuar në showbizin shqiptar e faqet rozë.

Bëhet fjalë për reperen Melina Ademi, e cila vetëm dy ditë më parë u befasua me një festë madhështore për ditëlindjen e 26-të.

Derisa po vazhdon ende të jetë e ‘zhytur’ në kremten e përvjetorit të lindjes, bukuroshja ka sjell disa imazhe të tjera me fustanin që e zgjodhi për ditëlindje.

Në fotosesionin e ri, krijuesja e hitit “Nashta” vjen në formë të mahnitshme në një fustan të gjatë shkëlqyes.

Komplimentet në pjesën e komenteve kanë qenë të shumta, duke e përgëzuar për dukjen dhe ‘look’-un atraktiv.

Postimi akoma pa bërë një orë ka mbledhur mbi 45 mijë pëlqime.

Krahas kësaj, Ademi momentalisht po shijon suksesin e këngës së re të quajtur “Melodia”.

Ky projekt për dy javë kaloi shifrën e pesë milionë klikimeve në platformën YouTube.