Opinion

Melazim Koci: Përbërjen e ëndrrave e bëjnë tifozët dhe jo matrapazët

Lorik JLorik J

Opinion: Melazim Koci

“PËRBËRJEN E ËNDRRAVE” E BËJNË TIFOZET DHE JO MATRAPAZËT

IFFHS ose Federata Nderkombëtare e Historisë dhe Statistikave të Futbollit këto ditë ka bërë përzgjedhjen e 11- shes së endrrave të futbollit të Kosoves të të gjitha kohërave.
Në këtë përzgjedhje vendin e tyre të merituar e kanë zënë legjendat e futbollit të Kosovës (Fadil Vokrri, Fadil Murqi….), por edhe të tille që nuk e kanë vendin aty, ndërsa mungojnë shumë emra që me talentin e jashtezakonshëm kane bërë krenar dhjetra mijëra tifozë. Pavaresisht faktit që perzgjedhja është çështje e shijes dhe rrjedhimisht mund të jetë edhe subjektive, megjithatë në raste të tilla duhet respektuar disa parime bazike. Si ilustrim i këtij pohimi mund të merret Xhevat Prekazi (talent i jashtëzakonshem) që është në mesin e të perzgjedhurve, por që kurre nuk ka veshur fanellën e ndonje klubi kosovar. Nese parimi ka qene perzgjedhja mbi bazen e prejardhjes (Xh. Prekazi), atëhere nuk është e drejte që në këtë përbërje të mos ketë vend për Xherdan Shaqirin dhe Granit Xhakën!? Për tifozët e futbollit në Kosovë duhet të jetë e dhembshme kur në “përberjen e endrrave” nuk gjejnë emrat e Faruk Domit, Ramadan Cimilit, Erdogan Celinës, Esat Mehmetit, Fisnik Ademit… Disa prej këtyre emrave në vitet e 80-ta (kur nuk dihej ku mbaronte futbolli dhe ku fillonte politika) bashke me legjenden e futbollit tonë Fadil Vokrrin kishin bërë realitet ëndrrën që dukej e pabesueshme: plasimin e Trepçes dhe pastaj edhe të Prishtines në Ligën e Parë Federative të ish – Jugosllavise. Atëbote stadiumi i Prishtinës nuk ishte vetem fushë futbolli, por gati arenë gladiatoresh, ku djelmoshat me të talentuar të Kosoves i deshmonin gjithe ish – Jugosllavisë se shqiptaret e Kosovës dhe më gjerë duan trajtim të barabarte. Në shkallet e stadiumit jehonte pa ndalur “Besa – Besë” si artikulim transparent i i revoltës politike të popullates së shtypur nga regjimet e kohës. Ai brez i famshëm nuk luante për para, por për dinjetetin dhe nderin e shqiptareve të nëpërkembur. Kishin talent të jashtëzakonshem dhe kishin arritur që pos fitoreve në Prishtine, të mposhtnin Zvezden në Beograd dhe Dinamon në Zagreb.
Ne “përberjen e endrrave” të IFFHS keta emra mungojne! Athua pse? Ketë me se miri e dijnë drejtuesit e IFFHS. Por, ngushellim për “emrat e munguar” duhet të jete fakti se IFFHS është një asociacion që nuk ka asgjë të përbashkët me UEFA-n ose FIFA-n. Perkundrazi është shume e kritikuar për njëanshmeri edhe në Gjermani ku e ka selinë.
Karl Lennartz, historian i sportit dhe profesor në Universitetin e Kelnit, IFFHS e ka cilesuar asociacion “obskurantist” (sekret, jolegjitim) të një personi (Alfredo Poge).
Përzgjedhjet që i ka bërë IFFHS kane qenë temë e kritikave, ndërsa agjencia kryesore gjermane e lajmeve (DPA) refuzon të publikojë çfarëdo lajmi që ka të bëjë me këtë asociacion. Për më shumë njohesit e futbollit në Gjermani thonë se përzgjedhjet e IFFHS bëhen vetëm për publicitet personal të themeluesit Alfredo Poge.
Emrat e medhenjë të futbollit tonë nuk duhet të lendohen nga fakti që mungojne në “përberjën e ëndrrave” të hartuar nga matrapazët. Ata duhet të jenë krenarë, qe me talentin dhe angazhimin e tyre, kanë bërë krenarë 2 millionë shqiptare në vitet e 80- ta. Ata janë të pazëvendësueshëm në “përbërjen e ëndrrave” që kanë bërë tifozët kosovarë dhe jo matrapazët e ndonjë mahalle evropiane.

/Opinion i Melazim Kocit.