Lajme

Mehmeti-Selimi i reagon PDK-së: Dikur e bllokonit Kuvendin përmes deputetes më të vjetër

08/14/2026 16:54
nga:L J

Deputetja e Lëvizjes Vetëvendosje, Shqipe Mehmeti-Selimi ka rikutjuar se Partia Demokratike e Kosovës, dikur, e bllokonte Kuvendin me anë të Flora Brovinës.

Sipas saj, duhet të ketë një vullnet politik dhe marrëveshje për funksionalizmin e plotë të institucioneve.

“Për “gardianët” e Kushtetutës. E njëjta Kushtetutë ishte edhe në vitin 2014, kur për 183 ditë (6 muaj) PDK-ja nuk thërriste seancë pa marrëveshje. PDK-ja, përmes deputetes më të vjetër, e bllokonte Kuvendin”, ka shkruar ajo.

Postimi i plotë:

Për “gardianët” e Kushtetutës

E njëjta Kushtetutë ishte edhe në vitin 2014, kur për 183 ditë (6 muaj) PDK-ja nuk thërriste seancë pa marrëveshje.

PDK-ja, përmes deputetes më të vjetër, e bllokonte Kuvendin.

Sot na duhet vullnet politik dhe marrëveshje e të gjitha palëve për funksionalizimin e institucioneve.