Lajme

Mehmeti: Radojçiq është i lirë për faj tonin, fletarresti iu hoq për shkak të “karteleve të drogës”

01/04/2024 18:44
nga:Sh R

Ish-hetuesi policor në pjesën veriore të Kosovës, Murat Mehmeti, ka thënë se krimineli Milan Radojçiq, gjendet në liri për faj të institucioneve të Kosovës.

Mehmeti në “Five”, tha se heqja e fletarrestit ka të bëjë me siç i quajti ai “kartelet e drogës”.

Ai e përmendi edhe qendrën e skijimit në Kopaonik ku hodhi dyshime se çfarë bëhet atje.

“Ai është në liri për shkak të gabimeve tona. Liria e tij duhet të kërkohej te kartela e drogës. Nëse dikuj i intereson me qit në rrugë, unë e qes, pse ai është i lirë. Nëse hulumtohet kartela e drogës, kokainës, lëvizjet e kosovarëve, në Kopaonik, kush po shkon kush po takohet kem me gjetë kush e ka liru, po flas kush e ka liru. Jo me shku nga Gjilani, këndej nga Vushtrria”, tha ai.

Kurse Milazim Gashi, tha se në Kopaonik, Radojçiq interviston njerëz të ndryshëm.

“Në Kopaonik është zonë turistike ku shkohet për skijim, në hotele intervistohen njerëz nga Radojciq dhe Vesleinioviq. Ka fotografi, organet e caktuara kanë fotografi, ka vizita edhe nga ndërkombëtare me Radojciqin”, tha ai.