Zgjedhjet Lokale

Mehmeti: Do të zgjidhi çështjen e pronësisë për 70% të pronave që nuk kanë fletë poseduese me një çmim simbolik me 1 €

10/08/2021 15:38
nga:M K

Kandidati për kryetar të komunës së Prishtinës, Gëzim Mehmeti nga radhët e AKR-së ka mbajtur një konferencë për media në lagjen Kodra e Trimave në Prishtinë.

Mehmeti u zotua se puna e parë që do bëjë është të zgjidh çështjen e pronësisë me një çmim prej 1 eurove pasi 70 % e banorëve të kësaj lagje nuk kanë flet poseduese dhe as certifikatën e pronësisë.

“Zotohem para banorëve të Kodrës së Trimave që vendimi im i parë do të jetë së bashku me asamble komunale që këtyre banorëve të cilët jetojnë me vite, kanë ndërtuar shtëpi, kanë ndërtuar afarizmat e tyre, me një çmim prej 1 eurove të ua mundësojmë që të jenë pronarë të shtëpive të tyre, të bizneseve të tyre dhe gjithë atë që është në kuadër të pronës së tyre”.

Kandidati për kryetar të komunës së Prishtinës, Gëzim Mehmeti nga radhët e AKR-së ka mbajtur një konferencë për media në lagjen Kodra e Trimave në Prishtinë. Mehmeti u zotua se puna e parë që do bëjë është të zgjidh çështjen e pronësisë me një çmim prej 1 eurove pasi 70 % e banorëve të kësaj lagje nuk kanë flet poseduese dhe as certifikatën e pronësisë.