Lajme

Mehmetaj: VLEN-i është “Lista Serbe” e Kurtit në Maqedoni, janë vegla të Serbisë

04/24/2024 22:09
nga:G B

Gazetari, Lirim Mehmetaj, ka thënë se koalicioni shqiptar në Maqedoni të Veriut, VLEN, është “Lista Serbe” e kryeministrit, Albin Kurti.

Mehmetaj ka thënë VLEN-i është “vegël e Serbisë” pasi po i bën shërbime shtetit serb.

“VLEN-i është Lisat Serbe e Albin Kurti në Maqedoni. Dhe janë vegla të Serbisë dhe punojnë për Serbinë. Dhe motivet nuk jua di por për mua është krejt e parëndësishme. Krejt VLEN-i punon për Serbinë, ama krejt. Krejt i bëjnë shërbim Serbisë. Ata janë njerëz që janë kundër UCK-së, janë kundër shqiptarëve. Krejt shërbime Serbisë i bëjnë…

Albin Kurti e ka rehatuar Vuçiqin se tash është edhe një që ndërhynë në një shtet tjetër në zgjedhje. Zëdhënësi i Qeverisë së Kosovës i ka dhënë proserb ministri të Punëve të Jashtme të Maqedonisë që ka qenë shqiptarë. Derisa Bujar Osmani i ka bërë vota Kosovës për Këshill të Evropës këta kanë dashtë më shpallë nongrata”, ka thënë Mehmetaj, në “Debat Plus”.