Lajme

Mehmetaj: Vetvendosje nuk pretendon më asnjë pozicion moral

12/20/2025 21:37
nga:Sh R

Analisti Lirim Mehmetaj, në emisionin Debat Plus, ka thënë se Lëvizja Vetëvendosje nuk krijon politika, por sipas tij deri më tani është treguar kryesisht reaktive.

“Në momentin që i kapëm, i zhveshëm prej pretendimeve që i kanë, e pamë që nuk funksionon dhe u rikthyen”, ka thënë Mehmetaj, duke iu referuar rikthimit të prijësve të VV-së në intervista dhe debate televizive.

Ai ka shtuar se Vetëvendosje nuk pretendon më asnjë lloj pozicioni moral.

“Çfarë di unë dhe çka po shihet, Vetëvendosja më nuk pretendon kurrfarë pozicioni moral. D.m.th. Vetëvendosja nuk e ka më aspak të rëndësishme a u duket njerëzve më e ndershme, më e drejtë, a u duket njerëzve më patriote. Aspak”, ka deklaruar ai.