Lajme

Mehmetaj për shkrimin e Dimal Bashës: Po bën propagandë, po shpërndanë dezinformata siç i ka thënë Kurti

07/03/2023 22:25
nga:G B

“Po m’pëlqen se si opozita të gjithë njëzëri po i kërkojnë Kryeministrit,

“? ?ë??? ?? ?ë ????, ? ?ë????? ???????ë.”

Jeni fantastik, që me ju pas mësu vet, nuk kisha ditë kaq keq!”

Këtë shkrim të deputetit të VV-së, Dimal Basha, në llogarinë e tij në Facebook, gazetari, Lirim Mehmetaj e ka cilësuar si “propagandistik dhe dezinformatë”.

Mehmetajt ka theksuar se kjo mënyrë e shkrimit të Bashës është “taktikë” e kryeministrit, Albin Kurti.

“Qeto janë shabllone që Kurti ua ka shpjeguar deputetëve të vet qysh duhet me ia thanë popullit analfabet. Qeto janë ‘o veriu, o qeveria’. Po s’është e vërtetë askush nuk i ka thënë Kosovës lësho pe në veri. Dimali është ka bën propagandë, është ka shpërndanë dezinformata se ashtu i ka thënë Kurti. Duhet me operu me dezinformata, siç e ka edhe planin e vet politik për Lëvizjen”, ka thënë Mehmetaj në “Debat Plus”.