Lajme

Mehmetaj: PDK e LDK nuk po kanë sukses me idetë e tyre

10/10/2023 22:37
nga:Sh R

Analisti, Lirim Mehmetaj, ka argumentuar se kritikat e forta dhe pasionante nuk duhet të shihen si largim nga demokracia apo si radikalitet, por si një mënyrë për të rritur përgjegjshmërinë dhe për të shtuar kualitetin e dialogut politik.

Në emisionin “Debat Plus”, ku po diskutohet në lidhje me “shuarjen” e opozitës në Kuvendin e Kosovës, ka potencuar që opozita nuk duhet të përqëndrohet vetëm në kritikë ndaj Albin Kurtit, kryeministrit aktual të Kosovës. Ai ka theksuar se partitë opozitare duhet të përqëndrohen në zhvillimin e programeve të tyre dhe në prezantimin e vizionit të tyre për të ardhmen e vendit. Sipas tij, kjo është një mënyrë e mirë për të fituar mbështetje dhe besim nga votuesit.

“Unë e Dardani e kritikojmë opozitën se nuk po e bënë opozitën ashtu siç na po e dojmë, kjo nënkupton se ata po e bëjnë ndryshe, pra po e bëjkan ashtu qysh po thot Ylli e jo siç po thojm na dhe rrjedhimisht ishte dashur të ketë sukses, por pse nuk po ka”, ka pyetur Mehmetaj.

Tutje ai ka theksuar se “së dyti se qysh mendojmë ne qe duhet me u bë opozita është keq e qysh mendon Ylli për me u ba është mirë, atherë nuk ka kuptim se nuk po besoj që ti je me pushtetin e nëse nuk je me pushtetin atherë je ka bënë opozitë e nëse je ka bënë opozitë ndryshe nga na, as ty so ka tkap ai sukses. Këtu del në pah që ajo që thua ti se qysh duhet me u ndërtu opozita dhe në fakt qysh janë duke e bërë opozitën ata tash nuk është e suksesshme. Me qenë pasionant dhe me i thanë gjërat qartë e ashpër nuk është kurfarë largimi nga demokracia e as nuk është radikalitet”.

Ndër të tjera ai ka thënë se “Opozita më sa e kemi parë është mos me u marrë me Albin Kurtin, poget u ka thënë dikush nëse e kritikoni Albin Kurtin veç e rritni dhe e kanë marrë për të mirëqenë dhe po supozohet që ata nuk po u dufka me u marrë me fushatë negative si opozitë por me u marrë me rrugëtimin e vet. LDK-ja i ka nxjerrë 100 zotime dhe një farë programi, ndërsa PDK-ja me një iniciativë të qeverisë nën hije por nuk janë duke pasur sukses. Pra po dëshmohet që edhe mos me u marr me Kurtin, por me gjërat e veta dhe programet nuk paskan sukses”.

“Albin Kurti më së miri e ka parë që dialogu nuk është problemi numër dhjetë. Kështu që ajo është gjithçka si përmirësimi i arsimit, shëndetësisë, i jetës sociale e prosperitetit në fund të fundit që ne të gjithë angazhohemi. Rehabilitimi i raporteve mendoj që ështe bërthama dhe me atë duhet me u marrë. E kam bindjen që kjo nuk është qeveri demokratike, kjo është autokraci elektorale dhe kemi me e pa që hala më agresive ka me u bë kur të ia nis me i ra mbështetja dhe kjo është parti e cila ka përdorur metoda jo konvencionale dhe jo krejt demokratike në opozitë e ka më i perdorë hala më shumë në pushtet”, ka përfunduar Mehmetaj.