Sporti

Mehmet Kurda, trajneri për të cilin flasin sukseset e mëdha në futbollin e grupmoshave!

03/07/2024 16:37
nga:Lorik J

Mehmet Kurda, trajneri i njohur kosovar po vazhdon të dëshmojë punën e tij të madhe edhe tek kombëtarja U-16 e Kosovës.

Kosova U-16 në krye me trajnerin Kurda fitoi turneun “UEFA Developments” në Tiranë, ku nga tri ndeshje, arritën tri fitore. Ata fituan ndaj Shqipërisë, Belizës dhe San Marinos, përcjell GazetaBlic Sport.

Kurda me punën e tij i nxorri Kosovës shumë futbollistë cilësor, tani po synon triumfe të mëdha edhe si trajner i Kombëtares. Kujtojmë se nëpër shkollën e tij “Kurda” kaluan super talent të futbollit që sot janë lojtarë të mëdhenj si: Milot Rashica, Milot Avdyli, Muhamet Hyseni, Hajdin Salihu e shumë të tjerë, që sot konsiderohen si yje të futbollit.

Padyshim se Kurda duhet të shihet si një aset i madh i futbollit të grupmoshave.

/GazetaBlic Sport