Mehmet Klinaku, kandidat për deputet nga AAK, është afarist i suksesshëm në Gjermani.
Ai në listë mban numrin 39 dhe kandidon për herët të parë për deputet të Kuvendit të Kosovës, teksa synon që të bëhet urë lidhëse e diasporës me Kosovën.
Ai në një intervistë për Gazeta Blic, ka folur për situatën politike në vend, si shihet Kosova në sytë e mërgatës, synimet e tij si deputet dhe gjithë zhurmën që u bë për votat e mërgimtarëve.
Sipas tij, faktor për gjithë krizën në vend është Lëvizja Vetëvendosje.
“Si fajtor mundemi me diktu në atë aspektin si unë e shoh dhe si e sheh një grup i madh i shqiptarëve që jetojnë në diasporë, e shohim që fajtori kryesor është subjekti i Vetëvendosjes që tentonte medoemos ta çonte vendin në zgjedhje në kohë të festave në zgjedhje, në atë aspekt që këta me synimin që e kishin, në vend që të tentonin të gjenin zgjidhje dhe t’u ofronin mundësi edhe partive të tjera me pas bashkëpunim, unë e pashë një hezitim nga ana e tyre me atë mundësinë e tyre që e shfrytëzonin nonstop me disa kandidatë që e dinin që nuk votohen, kjo ka mund të tejkalohet shumë lehtë po edhe si qasje e Albin Kurtit mos me lëshu karrigen e Kryeministrit disi si me dhunë, ndoshta ka tentuar edhe në atë drejtim sa më shumë me shty dhe të na sjellë sot në kohë festash, të na detyrojë të dalim ta pengojmë qytetarin, e t’i themi që na duhet domosdoshmërisht të bashkëpunojmë që të ndryshojmë këtë klimë politike që na ka kapur”, ka thënë ai.
Por, çka do të bëjë AAK që ta nxjerrë vendin nga kriza dhe ta zhvillojë tutje vendin?
Sipas Klinakut, AAK është e vetmja që do ta nxjerrë vendin nga kriza dhe e cila mund të bashkëpunojë me partitë tjera shqiptare për ta bërë qeverinë.
Ai thekson se AAK ka synim që t’i rregullojë raportet me SHBA-të e vendet e BE-së.
“Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës unë e shoh që është kryesorja në atë drejtimin për të dalë nga kjo krizë, e para që është për të bashkëpunuar me partitë e tjera shqiptare në Kosovë dhe për të tentuar të bëjë një Qeveri. Ajo Qeveri synimin kryesor do të duhet ta ketë të rregullojë marrëdhëniet me SHBA-të, vendet evropiane dhe të dalë nga kjo mjegull që e kanë krijuar këta, duke tentuar që në çdo drejtim të bëjnë njëfarë ndasie, duke thënë se janë më të mirët, por jo, ne duhet të kemi një bashkëpunim elementar sidomos me Amerikën e shtetet evropiane. Mos të tentohet në atë drejtim me të gjithë që ne po bëjmë diçka e po duam ta ruajmë sovranitetin e Kosovës, ama juve nuk po ju pyesim sepse jo është një diskurs shumë i gabueshëm. Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës, unë si Mehmet kam tentuar të vij edhe të bëj një frymë shumë më të re, që të tentojmë mos të na përsëritet më kjo. Sepse kjo është shumë e dëmshme, një vit pa Qeveri. Kjo Qeveri që është në detyrë e ka krejt luksin e botës që të tentojë të bëjë çmos që ne nuk mundemi as ta verifikojmë e as kontrollojmë. Dhe është shumë e dëmshme edhe për buxhetin e shtetit një vit të mos ketë asnjë lloj investimi kapital, asnjë tendencë që të punohet përpara por vetëm të stagnohet dhe faji t’i lihet X-it dhe Y-it, nuk e shoh të arsyeshme. Faji gjithmonë është jetim dhe nuk duhet të bëhen ndasi si shqiptarë ndërmjet vete, të thuhet që fajin e ka ajo apo ky, por të bëhemi bashkë njëherë e përgjithmonë të dalim nga kjo krizë që është e dëmshme për vendin”, ka deklaruar kandidati për deputet nga AAK, Mehmet Klinaku për Gazeta Blic.
Intervista e plotë:


